Propozim iniciativa për ndryshimet kushtetuese pritet që së shpejti të dorëzohet në Kuvend.
Nga LSDM thonë se partitë politike në Kuvend, ndodhen para një shansi historik për të vendosur që vendi të vazhdojë rrugën evropiane dhe të anëtarësohet në BE.
Ata po ashtu, kërkojnë nga opozita maqedonase që të prononcohet, nëse do të mbështesë rrugën evropiane të shtetit, apo do të mbetet në bllokun antievropian.
“Përgjegjësia për ardhmërinë evropiane të vendit është e të gjithë 120 deputetëve, përfshirë edhe e atyre të OBRM-PDUKM-së. Zgjedhja para të gjitha partive dhe deputetëve është integrimi apo izolimi. Opinioni ende pret përgjigje nga presidenti i OBRM-PDUKM se çfarë ka vendosur”, tha Daniela Koleva, LSDM.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për “Kanal5”, njoftoi se, kabineti i tij veç më i ka dërguar ftesë liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për takim liderësh, në të cilin kryeministri propozon që të flasin për ndryshimet kushtetuese, por edhe për raportet me shtetet fqinje. Sipas Kovaçevskit në rast se ndryshimet kushtetuese nuk kalojnë në Kuvend, vendi do të futet në izolim.
Nga ana tjetër, Mickoski e ka quajtur jo korrekte që veç më ka filluar procesi i ndryshimeve kushtetuese, ndërsa kryeministri kërkon takim liderësh.
Grupi punues më 26 maj miratoi propozim iniciativën për ndryshimet kushtetuese. Iniciativa po shqyrtohet fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë, më pas do të dorëzohet në Qeveri për shqyrtim dhe miratim dhe në fund, do të dorëzohet në Kuvend, pas çka do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese.
The post Propozim ndryshimet Kushtetuese së shpejti në Kuvend appeared first on Telegrafi.