Kovaçevski në takim me Geer: Vazhdojmë rrugën evropiane për mbështetje të fuqishme nga BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka zhvilluar takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, David Geer.

Në fokus të takimit ishte procesi i integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillimet dhe sfidat aktuale.

Nga Qeveria njoftojnë se në takim u theksua rëndësia e progresit të integrimeve evropiane, e cila, siç u vlerësua, do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, si dhe në të gjitha sferat e shoqërisë.

“Në këtë drejtim, u theksua se procesi i skriningut zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe kalendarit që është vendosur bashkërisht mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Ambasadori evropian Geer konfirmoi mbështetjen e fuqishme për procesin e integrimit evropian të vendit. Bashkë u tha se në kushtet e trazirave gjeopolitike, anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Evropian është i një rëndësie vendimtare”.

Advertisement

“Në të njëjtën kohë, kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se vazhdimi i rrugës evropiane është një mundësi historike që duhet shfrytëzuar tani. Në takimin me ambasadorin evropian Geer, Kryeministri theksoi se anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030 është një synim ambicioz por i arritshëm, për të cilin kemi mbështetjen edhe të partnerëve tanë strategjikë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Kovaçevski në takim me Geer: Vazhdojmë rrugën evropiane për mbështetje të fuqishme nga BE appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy