Berisha mbledh deputetët e tij: Më fajësojnë mua për humbjen e opozitës, por votat u blenë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha mbledh deputetët e tij: Më fajësojnë mua për humbjen e opozitës, por votat u blenë

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga deputetët e tij që të punojnë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

I bindur se rezultati është tjetërsuar nga mazhoranca, Berisha shprehet se ai nuk ka asnjë faj për rezultatit e zgjedhjeve lokale, ku opozita humbi thellë përballë Partisë Socialiste.

 

Advertisement

“Në këto zgjedhje, si në asnjë palë zgjedhje të tjera në 32 vite, Kodi Zgjedhor, Kushtetuta e të drejtës zgjedhore, u shpall në krye të radhës kinezëri nga njeriu që do udhëhiqte operacionin e narkoshtetit dhe të karteleve të drogës kundër procesit të zgjedhjeve të lira për popullin e vet.

 

Por, jo më pak kriminal është dhe post 14 maji. Për herë të parë, ju mund të riktheni në memorie studio dhe debate televizive ku, njerëz me sy të mendjes së verbuar, bënin çdo gjë që të fshihnin, të maskonin blerjen masive të votës për herë të parë haptas, publikisht me vendime qeverie si kurrë ndonjëherë tjetër”, tha ai.

 

Advertisement

Berisha thekson se qeveria kërkon të fajësojë atë për humbjen e opozitës, por sipas tij janë shpërndarë para për bleje votash nga kundërshtari.

 

“Propaganda qeveritare ia doli. Imagjinoni tani, në një anë 670 mijë zarfe me 50 mijë lekë secili, në xhepin e 670 mijë votuesve. Rritja e rrogave për 310 mijë punonjës, të gjithë këta së bashku të marrë, bëjnë 980 mijë zgjedhës të trajtuar në këtë mënyrë.

 

Advertisement

Në anën tjetër, fajin e ka Sali Berisha. Po ka njerëz më pa dinjitet se sa këta? Ka mercenarë më të shpifur, pseudointelektualë më mjeranë se këta? Të cilët, për definicion duhet të mbrojnë në një mënyrë ose tjetër, interesin publik.

 

Unë u ndala në këtë aspekt se ky ishte publik, këto zarfa ishin publike, nuk ishin të fshehta. Edi Rama për herë të parë kaloi në shpërndarje publike parash në fushatë. Prapë këtu, duan të bindin shqiptarët se fajin e ka Berisha, fajin e ka opozita”, tha Berisha.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, “zotëruesit” e logos së PD po zhvillojnë një mbledhje paralele, të kryesiar nga kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy