Policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin që shkaktoi aksidentin me pesë të plagosur në aksin Qafë Thanë-Prrenjas.
Ditën e dielë, 28-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një autobus.
Advertisement
Si pasojë, u plagosën pesë pasagjerë që ndodheshin në autobus, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.
Automjeti me të cilin shkaktari i aksidentit po udhëtonte u shkrumbua, ndërsa ai mundi të dilte nga makinë në kohë.
Advertisement
I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.