I dënuar me 18 vjet burgim për vrasje/ Arrestohet 39-vjeçari në Durrës (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar me 18 vjet burgim për vrasje/ Arrestohet 39-vjeçari në Durrës (EMRI)

 

Policia e Durrësit ka arrestuar 39-vjeçarin Afrim Kila, i cili është dënuar ng agjykata me 18 vjet burg për vrasje.

 

Policia bën me dije se në vitin 2020 në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku Afrim Kila goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.

Advertisement

 

Kila akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”.

 

Manzë, Durrës

Advertisement

 

Ndalohet një shtetas i dënuar me 18 vjet burgim për vrasje me dashje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Manzë bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për shtetasin Afrim Kila, 39 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, e cila ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim. Shtetasi Afrim Kila së fundi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. 

Advertisement

 

Më datë 19.05.2023, në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku shtetasi Afrim Kila goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka deklaruar fajtor këtë shtetas dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

 

Në vijim të veprimeve shtetasi Afrim Kila u transportua në IEVP Durrës, për të vuajtur dënimin.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy