Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e ka marrë marrëveshjen me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”, të cilën e ka kërkuar si pjesë e dokumentacionit për çështjen që ka hapur lidhur me projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D, pas raportimeve të mediave për korrupsion në përzgjedhjen e mbikëqyrjes dhe tashmë ka formuar një ekip prej katër këshilltarësh për analizën e rastit.
“E kërkuam marrëveshjen, e morëm dhe jemi duke punuar në të gjitha dokumentet, që do të thotë se analiza është në proces”, tha sot kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ivanovska tha se nuk mund të jep afate, por theksoi se kjo temë “është më e rëndësishmja për ta” dhe se po i bëjnë të gjitha përpjekjet që kjo të bëhet sa më shpejt.
“Ne formuam ekipin, i cili përbëhet nga katër këshilltarë. Të gjithë janë specialistë në fushën e tyre. Për shembull, dikush në prokurimet publike më shumë, dikush në departamentin e punësimit. Kemi gjithashtu një studiues të shkëlqyeshëm, i cili sigurisht që është i përfshirë. Këshilltarja ku u hodh rasti përmes sistemit elektronik, anëtarja e Komisionit Katica Nikolovska, jam përfshirë edhe unë”, tha Ivanovska..
“Kjo temë na rëndon më së shumti të gjithëve, prandaj janë bërë të gjitha përpjekjet që të bëhet sa më shpejt”, tha Ivanovska, e cila mori pjesë në ligjëratën në kuadër të fushatës promovuese për luftimin e korrupsionit “Bëhuni heronj të ndershmërisë” në shkollën fillore “Kolë Nedelkovski” në Komunën Qendër./Telegrafi/
The post Maqedoni, Anti-korrupsioni e ka marrë dhe është duke e analizuar marrëveshjen për korridoret 8 dhe 10-D appeared first on Telegrafi.