Pretenca për inceneratorin e Elbasanit/ SPAK kërkon 10 vite burg për Bllakon dhe Kokën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pretenca për inceneratorin e Elbasanit/ SPAK kërkon 10 vite burg për Bllakon dhe Kokën

SPAK ka kërkuar në seancën e sotme 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, si dhe 4 vite burg për ish deputetin socalisti Alqi Bllako. Në bazë të gjykimit të shkurtuar, ish-ministri do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa ish deputeti 2.8 vite.

 

Ndërkohë, për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, SPAK kërkoi 10 vite burg, të cilët po ashtu në bazë të gjykimit të shkurtuar përfitojnë 6.8 vite burg.  Ndërsa për Stela Gugullajn, SPAK kërkon 7 vite burg, përkthyer në 4 vite e 8 muaj sipas gjykimit të shkurtuar.

 

Advertisement

Gjithashtu gjatë seancës është kërkuar konfiskimi i dy kompanive kryesore të përfshira në aferën korruptive të inceneratorëve, Integrated Technology ShPK dhe Alb Tech. Gjithashtu, konfiskim u kërkuar edhe për 8 apartamente, 3 pasuri të paluajtshme të Lefter Kokës dhe kantina e verës.

 

Këtë të enjte u mbajt pretenca për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa mbrojtja do të flasë në 1 qershor.

 

Advertisement

Për inceneratorin e Elbasanit, SPAK akuzon të pandehurit për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Këto akuza janë kundërshtuar nga të pandehurit.

 

Më herët, Gjykata e Posaçme në Tiranë pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të nëntë të akuzuarve të SPAK, për inceneratorin e Elbasanit, një çështje në të cilën gjyqtari paraprak nuk ishte shprehur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy