Elon Musk njofton se një grua do të marrë postin e CEO-s së Twitter

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i ardhshëm ekzekutiv i Twitter do të jetë një grua. Këtë e bëri të ditur Elon Musk pa specifikuar emrin, por vetëm se do të marrë detyrën në qershor.

“Jam i emocionuar të njoftoj se kam gjetur një CEO të ri për Tëitter. Ajo do të fillojë pas 6 javësh”, shkroi miliarderi në rrjetet sociale.

Dhjetorin e kaluar, Musk nisi një sondazh në platformë për të pyetur përdoruesit nëse ishte e përshtatshme që ai të jepte dorëheqjen si CEO. 57.5% votuan pro dorëheqjes së tij kundrejt 42.5% që e dëshironin ende atë në krye.

Ai premtoi se do të respektonte rezultatet e sondazhit, por nuk kishte dhënë detaje për kohën e dorëheqjes së tij apo as emrin e pasuesit të tij të mundshëm. Tani zbuloi se do të jetë një grua. Ndër emrat më të mundshëm është ai i Sheryl Sandberg, ish-shefe operative e Metës që e shndërroi kompaninë në një gjigant reklamash digjitale dhe Sarah Friar, CEO e Nextdoor, ish-drejtoreshë financiare e kompanisë së pagesave Block, krijuar nga bashkë- themeluesi i Twitter, Jack Dorsey.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy