Autori i shtatë vjedhjeve në Vlorë, arrestohet 40-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Autori i shtatë vjedhjeve në Vlorë, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë, pasi dyshohet si autor i shtatë vjedhjeve në këtë qytet.

 

Policia njofton se 40-vjeçari ka vjedhur në biznese, banesa si dhe ka marrë me forcë çantën e një qytetareje.

 

Advertisement

“Ky shtetas, më datë 10.05.2023, i ka vjedhur me dhunë çantën një shtetaseje. Po në këtë datë, ka vjedhur produkte të ndryshme në një lokal, në lagjen “1 Maji”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të tjera në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, konkretisht:      

 

1.Më datë 18.04.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa dritare të një objekti;  

Advertisement

 

2.Më datë 13.03.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një magazinë; 

 

  1. Më datë 26.02.2023, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë një market;

 

Advertisement
  1. Më datë 23.02.2023, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake, në një banesë;

 

  1. Më datë 14.02.2023, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një dyqan;

 

  1. Më datë 21.01.2023, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi”, njofton policia.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy