110 vjetori i Gjykatës së Lartë/ Yuri Kim: Reforma në drejtësi ka kundërshtarë që duan të dështojë, shenjë se po funksionon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
110 vjetori i Gjykatës së Lartë/ Yuri Kim: Reforma në drejtësi ka kundërshtarë që duan të dështojë, shenjë se po funksionon

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në fjalën e saj në kuadër të 110 vjetorit të Gjykatës së Tiranës ka dhënë mesazhe të forta lidhur me sistemin e drejtësisë në vend.

 

Zyrtarja amerikane theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe se reforma në drejtësi do të vazhdojë.

 

Advertisement

Yuri Kim u shpreh se reforma në drejtësi ka dhe kundërshtarë që duan të dështojë, por sipas saj, ky është një tregues i qartë se ajo po funksionon.

 

“Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi duan që ajo të dështojë, duan të jenë në gjendje të vazhdojnë të bazohen në pandëshkueshmëri.

 

Advertisement

Kjo është një shenjë që Reforma në Drejtësi po funksionon dhe se sa e rëndësishme është që të qëndrojmë të përkushtuar ndaj kësaj detyre.

 

I përket drejtuesve shqiptarë, Shqipërisë, ne do ju vazhdojë t’ju mbështesim, ua premtoj.

 

Advertisement

Themeli është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik por është e pamundur nëse mbizotërojë modelet e vjetra.

 

Nuk duhet të vazhdojë. Janë vendosur të gjithë mekanizmat ligjor për të vendosur një sistem drejtësia bazuar në mekanizmat e shtetit të së drejtës.

 

Advertisement

SHBA-të mbeten të përkushtuara për të mbështetur drejtësisë. Puna që po bëni është thelbësore për këtë. Ka kaluar mbi 3 vite dhe fakt është që është koha për ambasador të ri. Kemi parë procesin e zhvilluar në Uashington dhe mund të ndryshohen ambasadorë dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë.

 

Shoh fytyrat e personave që ndodhen këtu, me një pjesë të madhe kam punuar ngushtësisht. Kemi thënë gjëra që kemi preferuar të mos ishin thënë, por kur SHBA-të këmbëngulin e bëjmë sepse e dimë që ka gjëra më të mëdha për Shqipërinë.

 

Advertisement

Ky është një vend ku mundësitë janë të disponueshme për të gjithë njerëzit, se askush nuk është mbi ligjin”, tha ajo.

 

Në të njëjtën kohë, Kim bëri thirrje që vakancat në drejtësi të plotësohet, në mënyrë që sistemi të funksionojë i plotë.

 

Advertisement

“Gjykata e Lartë ka bërë rrugë të gjatë në 110 vite, pavarësisht sfidave të vështira gjatë kësaj rruge.

 

Kanë kaluar më shumë se 3 vite që jam këtu dhe kam pasur privilegjin të takoj shqiptarë nga të gjitha fushat e jetës. Më kanë thënë qartë se duan drejtësi, një arsye për të qëndruar në këtë vend.

 

Advertisement

Reforma në Drejtësi vazhdon të prodhojë rezultate reale.

 

Besimi në drejtësi po zëvendësohet me optimizëm të matur. Gjykata e Lartë ka gjëra për të qenë krenare.

 

Advertisement

3 vakancat e mbetura duhet të plotësohen sa më shpejt me gjyqtarë.

 

Është kohë për të menduarit mbi arritjet në këtyre 110 viteve”, tha ajo.

 

Advertisement

Ambasadorja amerikane në fjalën e saj konfirmoi edhe njëherë partneritetin e SHBA ndaj Shqipërisë dhe vendosmërinë për çuarjen deri në fund të reformës së ndërmarrë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy