“Përgjon përdoruesit,” Musk: WhatsApp nuk mund të besohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Përgjon përdoruesit,” Musk: WhatsApp nuk mund të besohet

Elon Musk ka përdorur platformën e tij sociale për të sulmuar WhatsApp-in pas përhapjes së lajmeve se aplikacioni në pronësi të Mark Zuckerberg “dëgjon” përdoruesit e tij.

CEO i Twitter u shpreh se aplikacioni i mesazheve “nuk mund të besohet”, duke iu përgjigjur postimit të një përdoruesi që shprehej që WhatsApp-i akseson mikrofonët e përdoruesve teksa ata flenë.

Ko është hera e dytë në pak javë që miliarderi i Tesla dhe Twitter-it akuzon rivalin e tij Zuckerberg. Së fundmi ai është shprehur se rivali i tij po mbështet demokratët përmes donacioneve në fushatë.

Deklarata e fundit e Musk erdhi si përgjigje ndaj një fotografie të shpërndarë nga Foad Dabiri, i cili tregonte sesi mikrofoni i WhatsApp ishte ndezur nëntë herë nga ora 4:20 deri në 6:53 të mëngjesit, ndërsa ai ishte në gjumë.

Advertisement

WhatsApp iu përgjigj çështjes në llogarinë e saj në Twitter, duke theksuar se incidenti i Dabirit “është një gabim në pajisjet Android”.

Por problemi vazhdon prej muajsh. Rezulton se incidenti nuk është i kufizuar pasi shumë përdorues të WhatsApp kanë raportuar se e kanë parë mikrofonin të aktivizuar në sfond gjatë muajit të kaluar por edhe më herët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy