Shefi i Twitter, Elon Musk njoftoi se llogaritë që janë joaktive për një periudhë të caktuar kohore, do të fshihen. Musk tha se përdoruesit duhet të pranojnë si normale uljet e mundshme të numrit të ndjekësve.
Elon Musk bëri bujë duke blerë kompaninë për 44 miliardë dollarë disa muaj më parë, ndërsa hapin e parë që ndërmori ishte pikërisht heqja e “tikut blu”, duke e bërë të paguar.
“Ne do të pastrojmë llogaritë që nuk janë përdorur për një periudhë të caktuar kohore”, u shpreh në lidhje me vendimin e tij të ri, Elon Musk.
Disa nga përdoruesit e Twitter kundërshtuan deklaratën e Musk, ndërsa ky i fundit iu përgjigj, duke i thënë se, ato do të arkivohen.
Advertisement