
Një 48-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëfshatarin e tij në Vlorë. Mësohet se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.
Raportohet se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Advertisement
“Ditën e djeshme, në fshatin Mifol, shtetasi F. B., 48 vjeç, banues në fshatin Fitore, për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 55 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.
48-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Advertisement