Një aksident është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Pukë-Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në lumin e Arrëzit.
Raportohet tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë, të cilët janë dërguar për ndihmë spitalore. Gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.