Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit. Dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç, bashkëpunonin në shitjen e dozave të lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit policia iu gjeti dy adoleshentë fishekë luftarak dhe një shkop metalik, si dhe një dozë të dyshuar kanabis.
Advertisement
Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.