Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 15 call center, nuk deklaruan 5.7 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 15 call center, nuk deklaruan 5.7 milionë euro

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 15 qendra call center dhe 13 persona për shkak se nuk kanë deklaruar transaksione me vlerë 5.7 milionë euro.

 

Bëhet fjalë për 4 shqiptarë dhe 9 shtetas italianë, aktiviteti i të cilëve është konsideruar si i dyshimtë.

 

Advertisement

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i akuzon për “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave”.

 

“Transfertat bankare të këtyre shumave në llogaritë dhe në favor të këtyre subjekteve Call Center, tërheqjet më pas në sasi të mëdha vlerash monetare në kesh, qarkullimi i tyre jashtë sistemit bankar dhe mosraportimi i këtyre të ardhurave në organet e kontrollit të ligjshmërisë së këtyre veprimtarive, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të kemi një qarkullim të pasurive me qëllim mbulimin e prejardhjes, natyrës së vërtetë, burimit, fshehjen e destinacionit, fitimit të pasurisë në mënyrë të paligjshme duke i bërë kështu subjekte të figurës së veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Veprimtaritë e Call Center kanë qenë në fokusin e organeve hetimore, kjo për shkak të shkeljeve të konstatuara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy