Eksod masiv nga Sudani/ Mijëra njerëz largohen për t’i shpëtuar luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qindra mijëra sudanezë po tentojnë të largohen nga vendi i tyre mes luftimeve të ashpra për pushtet, të ushtrisë dhe grupit rival paraushtarak, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

 

Shumë prej tyre ia kanë dalë të arratisen në vendet fqinje, por shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar në kushte gjithnjë e më të këqija.

 

Advertisement

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për mijëra civilë të shpërngulur nga banesat e tyre.

 

Destinacionet kryesore janë vendet fqinje si Republika e Afrikës Qendrore, Egjipti, Etiopia dhe Arabia Saudite. Mijëra shtetas të huaj janë evakuuar gjithashtu nga Sudani.

 

Advertisement

Luftimet e ashpra, që nisën në 15 Prill, kanë shkaktuar të paktën 500 viktima civilë dhe mijëra të plagosur, megjithëse numri besohet të jetë edhe më i lartë.

 

Situata pritet të përkeqësohet më tej, pasi shumë prej objekteve shëndetësore në kryeqytet janë detyruar të mbyllen, ndërsa asnjë nga armëpushimet mes grupeve nuk ka funksionuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy