Java nis me reshje të lehta shiu/ Temperaturat e ajrit arrijnë në 26 gradë, parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Java nis me reshje të lehta shiu/ Temperaturat e ajrit arrijnë në 26 gradë, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme gjatë pjesës së dytë të ditës.

 

Parashikohet që vranësirat të sjellin momente të pakta me pika shiu në zonat malore dhe pjesërishtë në ultësirën perëndimore. Por gjithashtu pritet të ketë dhe intervale të përkohshme me kthjellime, të cilat më të shpeshta do të jenë në orët e para të ditës.

 

Advertisement

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 26°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy