“Do ta dërrmoj Biden”, Trump nuk heq dorë: SHBA e zhytyr në krim e pasiguri ekonomike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do ta dërrmoj Biden”, Trump nuk heq dorë: SHBA e zhytyr në krim e pasiguri ekonomike

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shprehet i bindur se do ta mposhtë rivalin e tij demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

 

“Ne do të rifitojmë Shtëpinë e Bardhë”, u zotua Trump para votuesve të tij në New Hampshire. Ai premtoi se do ta “dërrmojë” Presidentin Biden, kandidatura e të cilit sapo është zyrtarizuar.

 

Advertisement

DONALD TRUMP

ISH-PRESIDENT I SHBA-SË

 

“Një vend i zhytur në dhunë dhe krim, i dërrmuar nga inflacioni, ku bankat ‘falimentojnë’. Në vitin 2024, Amerika do të ketë zgjedhjen midis ‘suksesit dhe dështimit’, ‘sigurisë apo anarkisë’, ‘prosperitetit apo fatkeqësisë’ Ne do ta dërrmojmë Joe Biden”.

Advertisement

 

Të martën, Joe Biden deklaroi zyrtarisht se donte edhe katër vite të tjera në pushtet.

 

Ndërsa Trump, i rrethuar nga hetimet për çështjet financiare, për sulme seksuale, apo edhe për menaxhimin e arkivave të Shtëpisë së Bardhë, i ka quajtur akuzat “një gjueti shtrigash”.

Advertisement

 

Ndërkohë, teksa Trump po mbante tubimin, Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence dëshmoi para një jurie të madhe federale, që heton pasojat e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe veprimet e kreut të republikanëve.

 

Dëshmia shënon një moment të rëndësishëm në hetimin penal, ndërsa është hera e parë në historinë moderne, që një nënkryetar detyrohet të dëshmojë për presidentin pranë të cilit shërbeu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy