Kim Jong Un lavdëron “suksesin e ndritshëm” në luftën kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kim Jong Un lavdëron “suksesin e ndritshëm” në luftën kundër COVID-19

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e përshëndeti, siç tha, “suksesin e ndritshëm” të vendit të tij në luftën kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Kim tha se vendi i tij “ka parandaluar sulmin e virusit malinj dhe ka ruajtur një situatë të qëndrueshme”, raporton agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA.

Koreja e Veriut i ka mbyllur kufijtë dhe ka vendosur mijëra njerëz në izolim, gjashtë muaj më parë, kur virusi ka nisur të përhapet në botë.

Ajo thotë se nuk ka raste të të infektuarve, edhe pse ekspertët besojnë se një gjë e tillë nuk ka gjasa.

Advertisement

Kim tha se suksesi në trajtimin e virusit “është arritur nga udhëheqja largpamëse e Komitetit Qendror të Partisë”.

Por, sipas KCNA-së, Kim paralajmëroi se “lehtësimi i nxituar i masave anti-epidemike do të rezultonte në një krizë të paimagjinueshme dhe të pakthyeshme”.

Koronavirusi, që besohet se e ka origjinën në Kinë, ka prekur mbi 10.9 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 521,000 kanë vdekur dhe mbi 5.7 milionë janë shëruar./ REL

Advertisement

The post Kim Jong Un lavdëron “suksesin e ndritshëm” në luftën kundër COVID-19 appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy