Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar të shpallur në kërkim për mashtrim. Mësohet se, Erjon Stomici kishte marrë një makinë me qira dhe nuk e kishte kthyer më. Në të njëjtën kohë ai nuk kishte bërë pagesën e plotë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi i ka marrë me qira një automjet, shtetasit F. M., ka bërë vetëm një pjesë të pagesës dhe më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin F. M”, njofton policia.
Advertisement
Policia ka mundur gjithashtu të gjejë automjetin që kishte marrë 22-vjeçari.