Dëmtimi i derës së KZAZ-së në Kavajë/ Policia jep detajet: U hap nga disa të mitur që ishin duke luajtur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëmtimi i derës së KZAZ-së në Kavajë/ Policia jep detajet: U hap nga disa të mitur që ishin duke luajtur

Mbrëmjen e djeshme u raportua se ishte dëmtuar dera hyrëse e KZAZ-së Nr. 42, në shkollën “26 Marsi”, në Kavajë.

 

Sipas njoftimit të policisë, dera e KZAZ-së ishte hapur me forcë nga disa të mitur, që frekuentojnë ambientet e shkollës mbasditeve.

 

Advertisement

Pak më parë, policia ka dalë me një tjetër njoftim, ku thotë se ka intervistuar të miturit në prani të prindërve, psikologut, avokatit dhe punonjësve socialë të bashkisë Kavajë.

 

Ata kanë treguar se kanë hyrë në ambientet e shkollës, ku ndodhet edhe KZAZ Nr.42 gjatë kohës që kanë qenë duke luajtur.

 

Advertisement

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për dëmtimin e derës hyrëse të KZAZ Nr. 42, në shkollën “26 Marsi” (aktualisht jashtë funksionit), ju sqarojmë se:  

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dera është hapur me forcë nga disa shtetas të mitur, të moshave 9, 10 dhe 13 vjeç. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologut, avokatit, punonjësve sociale të bashkisë Kavajë dhe kanë treguar se gjatë kohës që kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin, kanë hyrë në ambientet e shkollës së mesme “26 Marsi”, në katin e parë, ku është edhe KZAZ Nr. 42.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy