U dëmtua me xham dhe shkoi në spital për mjekim/ 26-vjeçari inskenon ngjarjen për të fshehur të vërtetën, arrestohet nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U dëmtua me xham dhe shkoi në spital për mjekim/ 26-vjeçari inskenon ngjarjen për të fshehur të vërtetën, arrestohet nga policia

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin me iniciale K.P.

 

Në një njoftim ër media, policia bën me dije se i riu ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ishte dëmtuar me xham.

 

Advertisement

Gjatë marrjes në pyetje, për të penguar zbulimin e së vërtetës, ka inskenuar ngjarjen dhe ka dhënë deklaratë të rremë, duke pretenduar se ishte dëmtuar në një palestër.

 

26-vjeçari akuzohet për dy vepra penale, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

 

Advertisement

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

 

U paraqit për të marrë mjekim në spital, i dyshuar i dëmtuar me material xhami, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari, pasi inskenoi ngjarjen dhe dha deklaratë të rremë.

 

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi pasditen e djeshme është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin e Elbasanit, dyshohet i dëmtuar nga një material xhami, dhe gjatë marrjes në pyetje, dyshohet se për të penguar zbulimin e së vërtetës, ka inskenuar ngjarjen dhe ka dhënë deklaratë të rremë, duke pretenduar se ishte dëmtuar në një ambient privat (palestër).

 

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy