Alibeaj: Berishës nuk i falet koalicioni me parti të majtë, kanë turp të vendosin emrin e Metës në fletë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj: Berishës nuk i falet koalicioni me parti të majtë, kanë turp të vendosin emrin e Metës në fletë

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se ish liderit të kësaj force politike nuk do të mund t’ia falë vendimin për të bërë koalicion me një forcë të majtë, siç është Partia e Lirisë.

 

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të Eriselda Sefës për Bashkinë Fier, Alibeaj theksoi se Berisha për interesat e tij personal po dëmton demokratët dhe shqiptarët.

 

Advertisement

“Ai erdhi në 8 janar dhe sulmoi fizikisht selinë e Partisë Demokratike duke dhënë shembullin e një barbarie të pashoqe për jetën publike kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 6 mars të vitit të kaluar në një koordinim perfekt me trekëndëshin, në zgjedhje krejt të sajuara, mori demokratë dhe i çoi nëpër sigla të tjera socialiste, duke goditur shanset e demokratëve për të fituar këto zgjedhje.

 

Aktet e tij kundër PD nuk përfundojnë këtu! Edhe pse ish-kryetari Lulzim Basha dha dorëheqjen për të mos e vazhduar përçarjen, me pretendimin logjik që të njëjtën gjë ta bënte dhe Sali Berisha, me qëllim që demokratët të shkonin drejt një procesi dhe të ndalej kjo përçarje dhe dhunë e brendshme verbale ose fizike herë pas here, Sali Berisha vazhdoi veprimet e tij të njëanshme. Ai bëri kongres të njëanshëm në 30 prill, bëri zgjedhje të njëanshme duke u zgjedhur kryetar i PD dhe duke përmbysur çdo rregull apo logjikë politike. Ai, duke mashtruar demokratët se është njeriu që do ti çonte në fitore, dhe kush?! Ai që humbi në vitin 2013!  Jo vetëm kaq. Ai që në fund të korrikut të këtij viti qeveria konservatore britanike e shpalli non grata.  Dhe ajo nuk ishte qeveri sorroiste, ishte qeveri e partisë sonë simotër, ishte qeveri anti-sorroiste dhe e shpalli me të njëjtat terma nongrata Sali Berishën, tashmë me një dosje të plotë të vënë përpara syve të tij”, theksoi Alibeaj.

 

Advertisement

Kreu i PD shtoi se Berisha refuzoi çdo bashkëpunim duke orientuar votat e demokratëve drejt një logoje tjetër.

 

“Ai refuzoi çdo bashkëpunim me Partinë Demokratike në këto zgjedhje duke i çuar demokratët sërish në sigla dhe logo të tjera socialiste apo s’dihet çfarë, duke pasur vetëm një qëllim: të dëmtojë sa më shumë shanset e partisë demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Bashkë me veglat e qeverisë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lloj-lloj pengesash dhe stërkëmbshash i nxorën demokratëve për të konkurruar në zgjedhje.  Ja pra, ky është Sali Berisha, që kërkon ta përçajë Partinë Demokratike dhe ta përçajë në momentin që ai nuk e ka një instrument kundër perëndimit, për t’ju kundërvënë politikës amerikane në Shqipëri”, tha ai.

 

Advertisement

Ish lideri i PD, Sali Berisha nga ana tjetër i konsideron përfaqësuesit e kësaj force politike si pengje të kryeministrit Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy