![Sherr në zonën e ish-Bllokut/ Të dy protagonistët përfundojnë në spital](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/03/1678462621_policia11-709x400.jpg)
Dy persona janë zënë mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut.
Policia bën me dije se shtetasit A.R 35-vjeç dhe A.D 40-vjeç janë konfliktuar për motive të dobëta, duke u dëmtuar të dy dhe kanë përfunduar në spital.
Advertisement
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç.
AdvertisementSi pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement