Sulmohet kryeministri i Japonisë/ Një person hedh një granatë tymuese, arrestohet nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmohet kryeministri i Japonisë/ Një person hedh një granatë tymuese, arrestohet nga policia

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, është sulmuar me një granatë tymuese, përpara se të mbante një fjalim në rajonin perëndimor të Japonisë.

 

Kreu i qeverisë Japoneze u evakuua menjëherë nga punonjësit e sigurisë i padëmtuar, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes u vu në pranga në vendin e ngjarjes.

 

Advertisement

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë forcat e policisë që neutralizojnë autorin, ndërsa nuk janë dhënë detaje për identitetin tij apo motivin e ngjarjes.

 

Dëshmitarët treguan se panë fillimisht një objekt që fluturonte në ajër, i cili shpërtheu me një zhurmë të fortë e lëshoi një shtëllungë të madhe tymi.

 

Advertisement

Kishida po vizitonte portin në këtë rajon, për të mbështetur kandidatin e partisë së tij në pushtet, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij muaji.

 

Incidenti vjen vetëm nëntë muaj pasi ish-kryeministri, Shinzo Abe, u vra me armë zjarri, teksa mbante një fjalim fushate në qytetin perëndimor Nara. Vrasja e tij tronditi kombin dhe nxiti përforcimin e masave të sigurisë për politikanët e Japonisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy