Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka demantuar informacionin e publikuar këtë pasdite se një automjet në pronësi të Qeverisë ishte vënë në flakë.
Informacioni u është dërguar të gjitha mediave nga Ministria e Brendshme, duke deklaruar se “Këtë mëngjes në orën 02:30 në SPB-Shkup u paraqit se një zjarr ka shpërthyer në një vend parkimi në rrugën “Kej Dimitar Vllahov”, gjatë së cilës është djegur bari i thatë dhe pjesa e pasme e një automjeti të parkuar “Audi 4″, pa targa në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Digjet një veturë e Qeverisë së Maqedonisë
Në demantin e dërguar nga Qeveria thuhet se sipas informacioneve të Zyrës për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, automjeti që shkruhet në tekstin tuaj që është djegur nuk është në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
The post Qeveria e Maqedonisë demanton MPB-në, “Automjeti i djegur nuk është i Qeverisë” appeared first on Telegrafi.