Shpërndanin drogë në Durrës dhe Sukth, lihen në burg 7 nga 8 të arrestuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërndanin drogë në Durrës dhe Sukth, lihen në burg 7 nga 8 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 7 nga 8 të arrestuarit e dy operacioneve policore antidrogë, “Foremost” dhe “Last Deal”, Gentian Muça, 48 vjeç, Tani Muça, 43 vjeç, Amonali Halili, 24 vjeç, A.V, 17 vjeç, Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç, Stivens Bulku, 24 vjeç.

 

Ndërkohë u caktua detyrim paraqitje për 24-vjeçen, Kristel Balla.

 

Advertisement

Të rinjtë u kapën dy ditë më parë, pas një hetimi 6 mujor mbi shpërndarjen e drogave të forta në zonën e Sukthit dhe në qytetin e Durrësit.

 

Gjatë operacioneve, policia sekuestroi një pako me kokainë, 2 automjete luksoze, 96 mijë lekë dhe disa shuma në euro, franga dhe paund.

 

Advertisement

Po agjentët zbuluan edhe 3 peshore elektronike si dhe 14 aparate celularë, me të cilët komunikonin trafikantët.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy