Me një popullsi prej 32 milionë banorësh, ky është qyteti më i madh në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me një popullsi prej 32 milionë banorësh, ky është qyteti më i madh në botë

Nuk është Pekini dhe as Nju Jorku. Një tjetër qytet fiton titullin si më i mbipopulluari në planet.

 

Ka më shumë se 32 milionë banorë të përhershëm dhe është një nga vendet më misterioze në botë. Bëhet fjalë për qytetin Chongqing, i cili ndodhet në jugperëndim të Kinës dhe është qyteti më i madh dhe më i populluar në botë.

 

Advertisement

Emri i tij mund të mos na duket i njohur, pasi deri më sot shumica prej nesh mendonin se titullin e qytetit më të madh në planet do ta mbante Tokio, Pekini apo edhe Nju Jorku.

 

Si ka mundësi që as nuk kemi dëgjuar për të? Arsyeja është se në Kinë nuk është qyteti më i rëndësishëm dhe kështu lajmet nga vendi më i populluar në botë vijnë kryesisht nga Pekini dhe Shangai.

 

Advertisement

Chongqing është plot me rrokaqiej , ura futuriste dhe një metro që në disa pjesë kalon nëpër ndërtesa. Të vizitosh këtë qytet kinez është jo vetëm interesante, por edhe shumë e lire, pasi kostoja e jetesës është e ulët. Kjo është arsyeja pse të qenit turist në Chongqing ju lejon të vizitoni të gjithë qytetin të qetë dhe pa shpenzuar shumë.

 

Vlen të përmendet se Chongqing është aq i madh sa për ta kaluar atë nga një vend në tjetrin, mund të duhen dy ditë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy