Rubini më i madh dhe më i vlefshëm që është shfaqur ndonjëherë në një ankand pritet të arrijë mbi 30 milionë dollarë në shitjen e Sotheby’s Magnificent Jewels në Nju Jork këtë qershor.
I quajtur Estrela de Fura (ose Ylli i Fura në gjuhën zyrtare të Mozambikut, portugalisht), rubini u përshkrua nga shtëpia e ankandit si jashtëzakonisht i rrallë dhe më i vlefshmi dhe më i rëndësishmi që ka dalë ndonjëherë në treg.
Rubini u zbulua në korrik 2022 dhe është një gur i çmuar i ashpër 101 karat . Ai u konsiderua nga ekspertët si një thesar i jashtëzakonshëm i natyrës për fluoreshencën e tij, qartësinë e jashtëzakonshme dhe ngjyrën e kuqe të ndezur, madje edhe në gjendjen e tij natyrale, të paprerë.
Në një deklaratë të cituar nga CNN , themeluesi dhe CEO i Fura Gems, Dev Shetty, tha se gurët e një madhësie dhe cilësie të tillë janë pothuajse të padëgjuar.
“Nga analiza dhe studimi i thellë i gurit, përmes procesit të prerjes dhe lustrimit , ne kemi punuar me kujdesin dhe respektin maksimal për rubinin, duke njohur rëndësinë e tij”, shtoi ai.