Greqia mbylli kufijtë për Shqipërinë, nuk lejohet as kalimi tranzit: Të huajt bllokohen mbi tri orë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia mbylli kufijtë për Shqipërinë, nuk lejohet as kalimi tranzit: Të huajt bllokohen mbi tri orë

Pritën mbi 3 orë, por u kthyen mbrapsht. Të huajt të cilët zgjodhën Greqinë si rrugë tranzit u bllokuan në pikën kufitare të Kapashticës.

Burime për Abc News bëjnë me dije se sipas një urdhri të dhënë nga pala greke dhe i zbatuar nga pala shqiptare nuk lejon asnjë shtetas të kalojë nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticë.

Ndonëse kanë prej orës që presin vetë këta shtetas thonë se kjo është e padrejtë.

Pak ditë më parë Greqia për shkak të situatës nga Covid, Greqia mbylli kufijtë. Për këtë arsye; Asnjë person që vjen nga vende jashtë listës së miratuar nga BE nuk mund të kalojë përmes pikave kufitare me Greqinë.

Advertisement

Të huajt shprehen se nuk ishin në dijeni të këtij vendimi, për këtë arsye erdhën deri në Kapshticë.

“Jam nga Marseja. Kam një javë në Shqipëri. Problemi im është në doganën greke. Nuk e di nëse mund të kaloj”, ka thënë një emigrant.

“Jam nga Zvicra. Erdha këtu para një muaji. Këta na thanë që dogana greke i ka mbyllur kufijtë mendove se u hapën dje. Kjo situatë nuk fare normale”, është shprehur një tjetër.

E njëjta situatë ishte edhe në Kakavijë. Ndërkohë Greqia do të lejojë vetëm shqiptarët me letra greke dhe punëtorët sezonal.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy