Me 108 vota pro në Parlament, Arben Shehu është zgjedhur si kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi gjatë mbledhjes së 25 qershorit me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim kandidaturën e Arben Shehut si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ky është propozimi i katërt që Meta dërgoi në Kuvend për këtë post. Më herët, mazhoranca ka rrëzuar kandidaturat e Vitore Tushës, Bahri Shaqirit dhe Petraq Milos.
Arben Shehu ka një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.
Advertisement