Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se duke pasur parasysh zhvillimin e situatës me COVID-19 në vendet fqinje, Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e nesërme do të diskutojë për mbylljen e sërishme të kufijve me Kosovën dhe Serbinë.
Komisioni për Sëmundje Infektive thotë se në mënyrë aktive e ndjek situatën epidemiologjike me coronavirusin në vendet e rajonit dhe vendet fqinje, si dhe nuk përjashtohet mundësia e kthimit të masave kufizuese.
Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infketive, Ministria e Shëndetësisë do të informojë për vendimet e marra./Telegrafi/
The post Maqedoni: Nesër do të diskutohet mbyllja e sërishme e kufijve me Kosovën dhe Serbinë appeared first on Telegrafi.
Advertisement