
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy vëllezër pasi kanë aksidentuar me dashje bashkëshortin e motrës së tyre. Policia njofton se ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit nga policia shkak i kësaj ngjarjeje është bërë një konflikt familjar.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor”, thuhet në njoftim.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.