Ka qenë i prerë kryeministri i vendit Edi Rama në përgjigjen e tij për kërkesën më të fundit të PD-së, drejtuar Kuvendit, për miratimin e Kodit Zgjedhor, duke thënë se nuk merr urdhra as ai e as Kuvendi.
Duke iu drejtuar deputetes së opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, iu përgjigj me etiketimin që ajo vetë i ka vënë duke e cilësuar sulltan.
“Mos ki merak zonja Hajdari, ti e ke thënë vetë jam sulltan dhe nuk marr urdhra nga jeniçerët e Lulit, por duhet të përgatiteni të bëni lëshime e jo të shantazhoni Kuvendin se ne ndryshe ikim dhe ne ngeleni me deputët bio të Taulant Ballës.
Kjo do ishte dështim shumë i madh për të gjithë dhe nuk mund ta këprcenim dot në raport me njerëzit dhe Evropën, por jo se është e mirë se na e kërkon Evropa por se është e mirë se na duhet ne”- tha Rama.