Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar ankimimin e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetajt për kontrollin e shtëpisë së bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha.
Përmes këtij vendimi Apeli e konsideron të rregullt kontrollin e bërë para 20 ditësh, ndërkohë që mbetet në fuqi sekuestroja që i është vendosur banesës.
Advertisement
Pas një kontrolli nga Byroja Kombëtare e Hetimit, SPAK vendosi sekuestrimin e vilës së partneres së Ahmetajt. Gjithashtu më 24 mars Prokuroria e Posaçme sekuestroi një tjetër vilë në Palasë në pronësi të Albina Manckës, ish-gruas së Ahmetajt.
Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale “pastrim të parave”, “korrupsionit” dhe “fshehja e pasurisë”.
Advertisement