Rishfaqet Bumçi, beson Bashën për afrimin e pushtetit, ‘vë’ kandidaturën për ministër të Jashtëm: Qeveria të plotësojë kushtet, Gjermania promotore e integrimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rishfaqet Bumçi, beson Bashën për afrimin e pushtetit, ‘vë’ kandidaturën për ministër të Jashtëm: Qeveria të plotësojë kushtet, Gjermania promotore e integrimit

Ish-Ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi në një intervistë për gazetaren Esmeralda Mulaj në Euronews Albania, komentoi marrjen e kryesimit të Bashkimit Evropian nga ana e Gjermanisë ku theksoi se tanimë Shqipëria duhet të plotësojë kushtet pasi Gjermania është një promotore e integrimit të Ballkanit Perëndimor po aq sa dhe një vend kërkues, gjë që sipas tij u reflektua edhe në kushtet e vendosura.

“Gjermania është mbështetëse shumë e qartë dhe e qëndrueshme e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, por në të njëjtën kohë është edhe vend kërkues dhe këtë e tregojnë kushtet e vendosura nga Bundestagu, ku u përcaktua rruga që duhet të bëjë Shqipëria,” – tha Bumçi teksa këmbënguli se gjithçka varet nga qeveria shqiptare.

Të mërkurën vendeve anëtare të Bashkimit Evropian iu paraqit kuadri negociues për procesin e anëtarësimit të vendeve candidate.

I pyetur se çfarë domethënie ka kjo për Shqipërinë, Bumçi tha se nuk është e një rëndësie të madhe “nëse vendi nuk përmbush kushtet”.

Advertisement

“Janë hapa parapërgatitor të cilat nuk kanë asnjë vlerë nëse ti nuk plotëson kushtet për të hapur negociatat. Është sikur të thuhet se Kampionati Botëror mbahet një herë në 4 vjet, por nuk ndryshon asgjë nëse nuk kualifikohesh të marrësh pjesë,” – tha ish-deputeti demokrat Bumçi.

Me sa duket Bumçi beson ne deklaratat e Bashes per ardhjen e opozites se shpejti ne pushtet, ndaj ka “nxituar” te rishfaqet ne media dhe te “vendose” kandidaturen per Minister te Jashtem. Ka qene njehere!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy