Shpërthen fabrika e çokollatës, shënohen të paktën 5 viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthen fabrika e çokollatës, shënohen të paktën 5 viktima

Një shpërthim në një fabrikë çokollate në Pensilvani ka vrarë të paktën pesë persona, teksa gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Gjithashtu, shtatë persona janë trajtuar në spitalet e zonës.

 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë rrënojat për të mbijetuar nga shpërthimi që tronditi vendin.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën e RM Palmer Company në West Reading, një qytet që ndodhet 100 kilometra në veriperëndim të Filadelfias.

Advertisement

 

Nga hetimet do të përcaktohen shkaqet e aksidentit, i cili sipas të dhënave fillestare vjen si pasojë e rrjedhjes së gazit.

 

Kompania RM Palmer është themeluar në vitin 1948. Ajo punëson 850 persona.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy