Alibeaj mbledh Kryesinë për vendoret/ Deputetët e kundërshtojnë: Mos nxirr kandidat për kryebashkiak, vetëm për këshillat!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj mbledh Kryesinë për vendoret/ Deputetët e kundërshtojnë: Mos nxirr kandidat për kryebashkiak, vetëm për këshillat!

Që prej orës 11:00 Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë për të vendosur si të hyjnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Anëtarët e Kryesisë janë ndarë në dy grupe. Njëri grup i udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj që dëshiron të garojë në 61 bashkitë me kandidat për kryetar dhe këshill. Dhe një grup i udhëhequr nga Gazment Bardhi e Jorida Tabaku që mbrojnë qëndrimin për të mos garuar me kandidatë për kryetar, por vetëm në këshilla.

 

Advertisement

I të njëjtit mendim ka qenë edhe deputetja Dhurata Çupi e cila kërkon që PD të jetë e bashkuar për të marrë rezultate pozitive në zgjedhjet vendore.

 

Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike, dhe fakti që kemi mendim po thuaj gjys për gjyseëm kemi rrezikun që të ndahemi edhe një herë e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja ,Enkelejd dhe Gaz.  Ju duhet  të jeni përbashkues.

 

Advertisement

Së dyti kam refuzuar sulmet e foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne që këmi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bëj çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet.

 

Ne kemi opitimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiak dinjitozë dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shumë se partitë e tjera.

Ndërkohë nuk duhet të dalim me kandidatura për kryetar bashkie.

Advertisement

 

Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit”, tha Çupi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy