Përplasje brenda grupit rival të Berishës/ Andoni: Basha i papjekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasje brenda grupit rival të Berishës/ Andoni: Basha i papjekur

Refuzimi kategorik i grupimit të “Alibeajt” për të mosplotësuar dokumentet e kërkuara nga KQZ ka ngjallur mjaft diskutime mbi nënkuptimin politik të këtij vendimi. Gazetari dhe analisti, Ben Andoni deklaroi se Basha ka treguar papjekuri dhe nuk përjashtoi mundësi e një tjetër krize brenda vetë grupit të Alibeajt.

 

“Ajo është për shkak të papjekurisë së thellë, që s’më takon mua ta them, unë thjeshtë si qytetar po e them, papjekurisë së thellë të Bashës. E them thellë sepse nuk pati as kurajo, pas humbjes së fundit, na bëri atë skenën e madhe, që Rama bëri fjalimin më të mirë mbas fitores. Ai bëri atë skenë, ndërkohë që njerëzit prisnin reaisht një zhvillim krejt tjetër. Vetë njerëzit e PD arritën që tregonin se shndërruan dhe votat që ky njeri të vinte në fitore.Pa pasur këtë lloj kurajo dhe duke lënë dhe këto handikapet e firmës, që një jurist si ai e di shumë mirë si veprohet me një dorëheqje, unë mendoj se janë të dhimbshme. Unë uroj që ky preçedent të mos kthehet më në politikën shqiptare”, tha ai.

 

Advertisement

Andoni gjithashtu deklaroi se PD duhej të kishte tejkaluar të gjitha ngërçet ligjore dhe të ishte duke prezantuar programin elektroal për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në të njëjtën kohë ai deklaroi se drejtësia duhej të kishte ndihmuar politikën në vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy