Roma gabon rëndë, “çmendet” Kumbulla

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Roma gabon rëndë, “çmendet” Kumbulla

Roma gabon rëndë në luftën për zonën Champions. Verdhekuqtë u mundën 4 me 2 në shtëpi nga Sassuolo , ndeshje ku protagonist negative ishte mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Marash Kumbulla.

 

Miqtë në fundin e pjesës së parë udhëhiqnin 2 me 1, por Kumbulla, ndonëse i provokuar nga Berardi, e goditi këtë të fundit me shkelm, duke merituar karton të kuq dhe duke shkaktuar edhe penallti, që u kthye në gol nga vetë Berardi.

 

Advertisement

 

Në pjesën e dytë, ndonëse Dybala rihapi sfidën, Pinamonti shënoi edhe golin e katërt për miqtë. Bajrami luajti disa minuta në fund tek skuadra e Sassuolos, por pa lënë shenjë.

 

Humbja e lë Romën në kuotën e 47 pikë pas Napolit, Interit dhe Lazios, por rrezikon të mbetet edhe pas Milanit, nëse kuqezinjtë fitojnë te henen ne mbremje ndaj Salernitanës, ndeshje e cila transmetohet në Tring.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy