Përpjekje që me dhunë të merret trupi i të ndjerës nga coronavirusi është arsyeja e incidentit që ndodhi dje në spitalin ‘8 shtatori’.
Nga MPB thonë se tek ata është denoncuar se disa persona kanë kërcënuar personelin që punon në Qendrën Covid në spital, me çka edhe kanë ndërhyrë policët. Një nga djemtë e të ndjerës i cili dëshironte me dhunë hde pa respektim të protokolleve ta merr trupin e nënës së tij, ka qenë pozitiv me coronavirus, dhe në vend të vetizolimit, ai ka ardhur para spitalit. Kundër tij do të ngritet kallëzim penale, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit, policët kanë parë disa persona dhe nga ana e tyre janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe personi B.S (29) nuk ka respektuar vendimin për izolim dhe është pozitiv me coronavirus.
I biri i të ndjerës është dërguar në karantinë shtetërore me shpenzime të veta, dhe atij do t’i ngritet kallëzim penal./Telegrafi/
The post Kallëzim penal dhe karantinë shtetërore për një person nga incidenti para spitalit ‘8 shtatori’ appeared first on Telegrafi.