Dhuna në familje dhe kryesisht ajo ndaj grave vijon të jetë një problem mjaft shqetësues në shoqërinë tonë. Policia e Korçës ka vënë në pranga një 68-vjeçar pasi ka dhunuar me mjete të forta bashkëshorten e vëllait të tij.
Në të njëjtën kohë, djali i të arrestuarit e ka dhunuar psikologjikisht viktimën e dhunës. Ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë. Polica ka pajisur me urdhër mbrojtjeje gruan e dhunuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin F. F., 68 vjeç, banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi ka goditur me mjet të fortë, bashkëshorten e vëllait të tij. Gjithashtu në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për djalin e 68-vjeçarit, shtetasin A. F., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të njëjtës shtetaseje, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.