Ofensivë kundër Rusisë/ Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Kemi nevojë për më shumë municione

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ofensivë kundër Rusisë/ Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Kemi nevojë për më shumë municione

Ukraina vijon të bëjë thirrje për ndihmë në municione luftarake për të përballuar bombardimet ruse. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov deklaroi se vendit i duhen 1 milionë fishekë për të nisur një ofensivë kundër trupave rusë.

 

Në një bashkëbisedim me gazetarët, ministri ukrainas i Mbrojtjes deklaroi se  Ukraina kërkon 1 milion predha 155 milimetrash si dhe 105 milimetra me vlerë rreth 4 miliardë euro

Reznikov tha se ai mbështet një plan të propozuar nga Estonia për vendet e BE për të siguruar bashkërisht ato raunde municionesh.

Advertisement

 

Ministri i mbrojtjes tha gjithashtu se sistemet e mbrojtjes ajrore, tanket dhe municionet janë ndër prioritetet që ai do të diskutojë me ministrat e mbrojtjes të BE-së gjatë takimit të së mërkurës.

“Prioriteti numër një janë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe municionet, në mënyrë që Ukraina të jetë gati për një kundërsulm”, tha ai. 

Reznikov tha se koha është një faktor vendimtar që mund të shpëtojë jetë, prandaj Ukraina duhet të përparojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy