
“Shqipëria kërkon titullin kampion për turizmin në Ballkan, deri në vitin 2030’, – kështu iu tha kryeministri Edi Rama operatorëve dhe gazetarëve gjermanë, në panairin e turizmit në Berlin, në ditën e dytë të vizitës së tij.
EDI RAMA- KRYEMINISTËR
Advertisement“Shqipëria nuk ka vetëm plazhet apo bregdetin e bukur apo malet e jashtëzakonshme, por ka edhe mikpritje e mirëfilltë dhe atmosferën e ngrohtë brenda saj. Turizmi ynë po rritet. E kemi nisur nga zero e tashmë kemi më shumë se 260 destinacione agroturistike e po përmirësohen më tej. Kur vjen fjala për të huajt, Shqipëria është vendi më i mirë dhe mrekullueshëm sepse ju trajtoheni si në shtëpinë tuaj.”
Kreu i qeverisë shtoi se shumë shpejt pritet edhe lajmi i mirë për Vjosën, që sipas tij, do t’i japë një tjeter hov turizmit vendas.
EDI RAMA- KRYEMINISTËR
Kemi një ngjarje mjaft të madhe në javët që vijnë, që ka të bëjë me deklarimin e lumit tonë Vjosa, Park Kombëtar. Është shumë i rëndësishëm si lumë për Evropën se thonë që është lumi i fundit i egër në Evropë. Sigurisht që ka mbetur i fundit sepse të tjerët u kthyen nga “tigra” në “mace” për t’i shërbyer ekonomisë europiane, por tani Europa na kërkon ne që ta ruajmë lumin e fundit të egër dhe edhe ne duam që ta ruajmë.
Sipas operatorëve turistikë gjermanë, interesi për Shqipërinë është rritur ndjeshëm, deri në 60 përqind krahasuar me periudhën para pandemisë.