Parandalohet vrasja në Vlorë/ I riu gati të shpërthimin e telekomanduar në distancë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parandalohet vrasja në Vlorë/ I riu gati të shpërthimin e telekomanduar në distancë

Një 23 vjecar pjesëtar i grupi kriminal është arrestuar paraditen e kësa të premteje nga policia e Vlorës.

 

Sipas uniformave blu , Damiano Sejko po përgatitej të kryente një krim, pasi sic shihet nga këto pamje atij  iu gjet 500 gramë eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë.

 

Advertisement

Uniformat blu gjithashtu sekuestruan  armë gjahu, municion luftarak, lëndë narkotike,   veshje si të Policisë , 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.

 

23-vjeçari  Sejko  i mbante të fshehura materialet e krimit në banesën e tij.

 

Advertisement

Duke qenë se hetimi për ngjarjen vijon ende, policia  nuk jep detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar.

 

Ndërkohë që po punohet për  identifikimin e shtetasve të tjerë që do të bashkëpunonin me damiano sejkon  në krimin e planifikuar.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy