Berisha në Kuvend: Po shkelet Kushtetuta duke mos lejuar Komisionin Hetimor për aferën “Rama-McGonigal”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha në Kuvend: Po shkelet Kushtetuta duke mos lejuar Komisionin Hetimor për aferën “Rama-McGonigal”

Në nisje të seancës maratonë parlamentare të mocionit me debat me kryeministrin Rama për cështjen “McGonigal”,  lideri i opozitës Sali Berishës akuzoi mazhorancën se po shkel Kushtetutën duke mos lejuar komisionin hetimor për atë që e quan afera Rama-McGonigal.

Berisha shtoi se ka nën në rregullore që e detyron parlamentin të ngreje komision hetimor kur kërkohet nga ¼ e deputeteve.

 

Po lexoj një nen të rregullores dhe po e shkelni me këmbë një nen të Kushtetutës të Shqipërisë, që detyron parlamentin të ngrejë komisionet hetimore pasi firmosin një e katërta e deputetëve.Deputetët po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për një nga aferat më tronditëse të kohës, implikimin direkt të kreut tuaj në rekrutimin, korruptimin e kryeagjentit të FBI si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare

Advertisement

 

Berisha shtoi se kemi të bëjme me një grup mafioz që e përdori të gjithë pushtetin në Shqiperi për të shkaterruar opozitën.

 

Veprimtaria Rama-McGonigal, antiligjore në të dy vendet, ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë. Janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigje nga komisioni hetimor parlamentar.Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë problem të tmerrshëm të krijuar nga një njeri që nuk ka asnjë ligj, normë apo Kushtetutë përveç interesave të tij personale.Kemi të bëjmë me një nga aktet më antikushtetuese, ku përdoren të gjitha mjetet për shkatërrimin e opozitës. Kemi të bëjmë me një grup mafioz që përdori pushtetin e FBI dhe të qeverisë për të gjobitur biznesmenë në rrugët e Tiranës dhe Durrësit.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy