Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje – Berat . Mësohet se një automjet tip “Toyota” ka përplasur një person, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi i plagosur Ylmi Murati, 77 vjeç, banues në fshatin Barbullinj, ka marrë plagë të rënda dhe po merr ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjes.
Sipas mjekëve të këtij spitali, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë prerja e rrugës nga 77-vjeçari.
Pas verifikimeve rezulton se 77-vjeçari është i sëmurë me sklerozë e dyshohet se ka dashur të kalojë rrugën pa e kontrolluar më parë atë nëse ka pasur apo jo mjete në qarkullim.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve.