Organizata Botërore e Shëndetësisë po planifikon të dërgojë një ekip në Kinë për të hetuar origjinën e pandemisë Covid-19, me qëllim që të mund ta kuptojnë më mirë se si filloi epidemia e koronavirusit.
Siç raportojnë mediat e huaja, këtë paralajmërim e ka bërë kreu i OBSH-së, Tedros Adhan Gebreyesus, gjatë një konference për media.
“Identifikimi i burimit të virusit është shumë i rëndësishëm”, ka shtuar Tedros. Kreu i OBSH-së tha se pret që nga vizita e ekspertëve në Kinë, do të vijnë deri te identifikimi i asaj se si filloi pandemia dhe çfarë mund të bëhet që bota të përgatitet për atë që na pret në të ardhmen.
Advertisement