Hakerat i vjedhin 1.14 milionë $ Universitetit të Kalifornisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hakerat i vjedhin 1.14 milionë $ Universitetit të Kalifornisë

Një prej institucioneve më të rëndësishme të kërkimit mjekësor, Universiteti i Kalifornisë San Francisko, UCSF, pranoi se i ka paguar hakerëve një shpërblim prej $ 1.14 milion pas një bisedimi të fshehtë të dëshmuar nga BBC News.

Banda kriminale Netwalker e sulmoi Universitetin në 1 qershor. Stafi i tij hoqi kompjuterat nga prizat në përpjekje për të penguar përhapjen e shpejtë të virusit. Një informacion anonim e ndihmoi BBC News që të ndiqte negociatat bisedë live në “dark web”.

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se këto lloj bisedimesh tani po ndodhin në të gjithë botën – e ndonjëherë flitet për shuma edhe më të mëdha” Kompanitë dorëzohen e paguajnë, përkundëtr këshillave të agjencive të zbatimit të ligjit, përfshirë FBI, Europol dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar.

Advertisement

Vetëm Netwalker ka qenë i lidhur me të paktën dy sulme virusesh ndaj universiteteve në dy muajt e fundit. Gjashtë orë pas goditjes së tij, UCSF I kërkoi më shumë kohë. Duke qenë se fitimet e këtij universiteti janë mjaft të mëdha, grupi fillimisht kërkoi 3 milionë dollarë, por pasi negocjatorët I tregon se UCSF ishte goditur ashpër nga pandemia e koronavirusit, e ulën shumën në 1,14 milionë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy